
1 mld dollarë, shifër rekord për pjesëmarrësit në Botërorin e Klubeve 2025

Kupa e Botës për klube që do të zhvillohet këtë verë, do të vijë në një format krejtësisht të ri. Më shumë klube pjesëmarrëse e patjetër më shumë ndeshje, me FIFA-n që kërkon t’i jap një tjetër impakt një kompeticioni që prej vitesh kishte humbur peshën e tij.
Por kur në skenë vihet një format i ri, padyshim vëmenjen e marrin paratë dhe lajmi i publikuar nga mediat italiane është vërtet sensacional. Shuma totale e çmimit për Kupën e Botës për Klube do të kapë një vlerë prej një miliard dollarë (rreth 930 milionë euro).
Shifra “e paprecedentë”, siç thekson Federata Ndërkombëtare, është miratuar nga Këshilli i institucionit më të lartë të futbollit, duke qenë se priten dy miliardë dollarë të ardhura nga turneu i ri. Kjo është më shumë se dyfishi i parave të çmimit të vënë në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar, që ishte 440 milionë dollarë.
Kupa e Botës për Klube 2025 do të fillojë me ndeshjen inauguruese në Miami me skuadrën vendase, Inter Miami, ndërsa Interi dhe Juventusi, skuadrat e vetme italiane në garë, do të fillojnë në datat 17 dhe 18: Nerazzurrët në orën 15:00 me orën italiane kundër Monterrey-t, ndërsa bardhezinjtë në të njëjtën kohë, por kundër Al Ain.
“Kupa e Botës FIFA për klube nuk do të jetë vetëm kulmi i futbollit të klubeve, por edhe një demonstrim i solidaritetit që do të përfitojë klubet në përgjithësi në një shkallë që asnjë kompeticion tjetër nuk e ka arritur kurrë,” ka theksuar presidenti, Gianni Infantino, “Të gjitha të ardhurat e krijuara nga turneu do të shpërndahen për pjesëmarrësit dhe nëpërmjet solidaritetit të klubeve në mbarë botën, pasi FIFA nuk do të mbajë asnjë dollar.
Megjithatë sipas mediave ende nuk janë dhënë detaje mbi shpërndarjen e çmimeve midis 32 klubeve të përfshira (12 evropiane, gjashtë të Amerikës së Jugut, 4 afrikane, aziatike dhe amerikano-veriore, një nga Oqeania dhe Inter Miami i Messit që përfaqëson vendin pritës).

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128