4 gola në “Old Trafford”, Manchester dhe Tottenham ndajnë pikët
14 Janar 2024, 20:42 / SPORT

Barazim spektakolar 2-2 mes Manchester United dhe Tottenham, në supersfidën e Premier League, të mbajtur në “Old Trafford”.
Vendasit realizuan të parët me Hojlund në minutën e 3-të, përpara se Richarlison të barazonte shifrat në të 19-tën. “Djajtë e kuq” mbyllën pjesën e parë ne epërsi, pas golit të Rashford.
Por megjithatë, Spurs e filluan mirë pjesën e dytë dhe “tundën rrjetën’ me Bentancur me takimin i cili përfundoi 2-2, pavarësisht rasteve të krijuara.
Me këtë rezultat, djemtë e Ten Hag mbajnë vendin e shtatë me 32 pikë. Të besuarit e Ange Postecoglou, pozicionohen në zonën e Europës, në vendin e pestë me 40 pikë.
Ky takim ishte i fundit për sonte, për llogari të Premier League.
-
Orteku e merr para, humb jetën alpinisti në Itali
14 Janar, 20:33 -
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



