Kriza e naftës, SHBA “prek” rezervat strategjike, hidhen në treg 53 milionë fuçi

Departamenti amerikan i Energjisë njoftoi se 53.3 milionë fuçi naftë nga Rezervat Strategjike të SHBA-së do t’u jepen për përdorim kompanive energjetike, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ulur presionin mbi çmimet e naftës pas konfliktit me Iranin.
Një lëvizje e tillë shihet si pjesë e angazhimit të Uashingtonit për të hedhur në treg gjithsej 172 milionë fuçi naftë. Iniciativa u prezantua në mars nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në bashkëpunim me më shumë se 30 shtete, me synimin për të shtuar rreth 400 milionë fuçi në tregun global.
Tensionet u përshkallëzuan pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës përpara luftës kalonte rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror. Kjo situatë solli një shtim të rrufeshëm të kuotimit të naftës dhe ka rritur trysninë e inflacionit në ekonominë botërore.
Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës bruto është rritur me afro 45 për qind, ose rreth 30 dollarë për fuçi, që nga fillimi i luftës.SPR konsiderohet rezerva më e madhe emergjente e naftës bruto në botë dhe administrohet nga qeveria federale amerikane që prej vitit 1975, për të mbrojtur ekonominë nga krizat e furnizimit me energji.
Ndërkohë, disa prodhues të mëdhenj si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur të gjejnë rrugë alternative eksporti, por analistët vlerësojnë se ende 10 deri në 12 milionë fuçi naftë në ditë mbeten jashtë tregut global.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
