Ç'ndodhi në Prime? Shpërthen Ilir Shaqiri: "Q*n kosovar. Ke për ta parë..."

Spektakli i djeshëm “Prime” në “Ferma VIP” ka kaluar çdo parashikim, duke u shoqëruar me tensione të jashtëzakonshme, akuza të forta dhe një fjalor mjaft të ashpër mes banorëve.
Në qendër të një skandali të vërtetë janë përfshirë balerini Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka.
Gjithçka nisi gjatë një sfide fizike mes banorëve, ku fituesi do të siguronte imunitetin dhe do të shpëtonte nga televotimi i radhës.
Triumfues nga kjo lojë doli DJ Bujaka, por fitorja e tij u zbeh menjëherë nga akuzat e ashpra të të tjerëve. Banorët e përfshirë në sfidë pretenduan se ai kishte përdorur një forcë të tepruar dhe të pajustifikuar, veçanërisht ndaj dy konkurrenteve vajza gjatë zhvillimit të lojës.
Situata ka agravuar kur Ilir Shaqiri ka ndërhyrë, duke humbur totalisht kontrollin mbi fjalorin e tij. Ai ka shpërthyer me tone tejet të ashpra dhe kërcënuese ndaj Bujakës, duke kaluar në ofendime të rënda.
“Zagar, plerë, kriminel, maskara…” – i është drejtuar Iliri atij në gjak e sipër, një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun që po ndiqte transmetimin.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128