Kros analizon “El Clasicon”: Humbja ishte pranuar përpara se të luhej! Dy sezone pa trofe janë të papranueshme në Madrid

Legjenda e Real Madridit, Toni Kros analizoi “El Clasicon” me vëllanë e tij Feliks në kanalin e tij Lupen. Gjermani pranoi se sezoni i ekipit nuk ka qenë i mirë dhe se gjithçka që ndodhi brenda në dhomën e zhveshjes ndikoi në performancën e tyre kundër Barçës.
“Dy sezone pa trofe janë të papranueshme në Madrid, pikë. Rezultati në fushë është për shkak të atmosferës së keqe brenda ekipit. Ata mund të kenë qenë të motivuar për të fituar El Clasicon, por nuk ishte e mjaftueshme. Humbja ishte pranuar që para se të fillonte. Mendoj se do të ishin pajtuar me këtë rezultat para ndeshjes. Pjesa e dytë ishte më e ekuilibruar, por nuk shënuan. Thënë thjesht, urime Barçës.”
Kros foli për golin e Rashford: “Nuk mund të thuash se Kurtua mund të kishte bërë më shumë. Ishte një goditje e shkëlqyer nga një hapësirë shumë e ngushtë. Ai bëri një hap drejt shtyllës tjetër, por nuk mund ta fajësosh atë për golin.”
Ai analizoi gjithashtu golin e dytë dhe sheh ndryshimin e madh midis dy ekipeve këtë sezon: “Goli i dytë tregon ndryshimin midis Barcelonës dhe Real Madridit. Lojtarët e përfshirë në këtë gol, Dani Olmo dhe Ferran, mund të mos ishin titullarë nëse të gjithë lojtarët e tjerë do të ishin në dispozicion. Emrat nuk janë shumë të rëndësishëm në këtë rast, sepse ata kanë plane loje dhe modele lëvizjeje të zhvilluara mirë nga stërvitja.”
Toni e sheh Gylerin si një nga yjet e ardhshëm të Real Madridit: “Arda Gyler është një lojtar për të ardhmen. Ai ka luajtur shumë këtë vit dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për Real Madridin. Pozicioni i tij më i mirë është si numër 10, afër portës. Ai ka një pasim të shkëlqyer përfundimtar, prandaj duhet të jetë afër sulmuesve dhe anësorëve. Ai nuk është një lojtar sulmues, kështu që humbet potencialin në qendër, edhe pse mund të krijojë lojëra nga thellësia.”
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Republika e Hajdutëve!
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128