Anglia i shpëton sërish eliminimit, çerekfinalja me Zvicrën shkon në shtesa

6 Korrik 2024, 19:57 / SPORT ALFA PRESS

Anglia i shpëton sërish eliminimit, çerekfinalja me

Anglia dhe Zvicra kanë mbyllur 90 minutat e plota, me rezultatin e barabartë, 1-1, duke lënë për të diskutuar kualifimin në gjysmëfinalen e Euro 2024 në kohët shtesë.

Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donal Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye, mirëpo vetëm 4 minuta më pas Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën në kohën shtesë.

 

Po ndodh...

ide