Arsenal fiton ndaj Man.United dhe merr kreun në Premier League

12 Maj 2024, 21:45 / SPORT ALFA PRESS

Arsenal fiton ndaj Man.United dhe merr kreun në Premier League

Gara për titullin kampion të Premier League-s mes Manchester City-t dhe Arsenalit do të jetë spektakolare deri në fund.“Topçinjtë” triumfuan 1-0 këtë të diel në “Old Trafford”, përballë United dhe ngjiten në krye të klasifikimit me 1 pikë më shumë se skuadra e Pep Guardiolës.

“Qytetarët” mund ta marrin kreun me një sukses të mundshëm në ndeshjen e prapambetur me Tottenhamin në Londër. Golin që i dha tri pikët e radhës Arsenalit në ndeshjen me Manchester United e shënoi Trossard në minutën e 20-të.Chermen Valiev kualifikohet për në Lojërat Olimpike, Shqipëria përfaqësohet nga tre mundës në Paris
Në ndeshjen e javës së 38-të dhe të fundit të Premier Leagues Arsenali pret Evertonin, ndërkohë që City pret West Ham.

 

Po ndodh...