Atalanta nuk gabon përballë Udineses, skuadra e Gjimshitit “prek” zonën Champions

27 Janar 2024, 18:02 / SPORT ALFA PRESS

Atalanta nuk gabon përballë Udineses, skuadra e Gjimshitit

Atalanta nuk gaboi në shtëpi përballë Udineses duke triumfuar me shifrat 2-0.

Bergamaskët i shënuan të dy golat në fraksionin e parë të lojës me anë të Miranchuk dhe Scamaccas.

Në pjesën e dytë, vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim trepikëshin.

Në këtë fitore të Atalantës, kontribut pati edhe Berat Gjimshiti me mbrojtësin e kombëtares që ishte titullar si zakonisht duke luajtur për të gjithë 90-minutëshin.

Pas kësaj fitoreje, Atalanta ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vend të katërt ndërsa Udinese mbetet në vendin e 16 me 18 pikë.

 

Po ndodh...