
Atletico Madrid një makineri golash, shifrat e dërgojnë në finale. Lazio i falet Immobiles, Hysaj në stol

Një xhiro përpara fundit, Grupi E zbardh tre enigma. Atletico Madrid dhe Lazio “fluturojnë” në 1/8 e Champions League, ndërsa Feyenoord siguroi një biletë për në fazën play-off të Europa League. Atletico mposhti Feyenoord në transfertë me rezultatin 1-3, ku spikatën dy autogola të holandezeve dhe një super gol i Hermosos, një gol alla Van Basten. Ekipi i Simeones ka qenë i papërmbajtshëm në këtë fazë grupesh teksa në 5 ndeshje kanë shënuar 15 gola, duke barazuar rekordin e golave të shënuar në sezonin 2013/14, në atë sezon, Atletico shkonte në finalen e Champions League, mbase rastësi, por tifozët kanë filluar të ëndërrojnë për gjëra të mëdha.
Në vendin e dytë me 10 pikë, një më pak se Atletico, edhe Lazio kalon më tej. Në krizë totale në Serie A, por të paktën lacialët arrijnë një objektiv të madh në Champions. Sarri nuk preferoi Hysaj për asnjë minutë në sfidën kundër Celtic.
Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, Sarri hodhi në fushën e lojës Ciro Immobilen në minutën e 61-të. Sulmuesi “azzurr” u shndërrua në protagonist absolut duke realizuar një “dopietë” golash në fundin e ndeshjes. Brenda 3 minuta, 82-85, Immobile mbylli llogaritë me Celtic.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128