Bind ndaj Gjilanit, Ballkani rikthehet në krye të renditjes/ Prishtina bën “poker”

Ballkani merr tri pikë të rëndësishme në ndeshjen e raundit të 27-të të Superligës së Kosovës, ku përballë kishte Gjilanin, duke u rikthyer në krye të renditje.
Kampionët në fuqi të Kosovës fituan me rezultatin 2-0 në Suharekë këtë të shtunë, me sfidën që u zhbllokua në minutën e 19’ nga Korenica.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të vendasve, ndërsa u desh minuta e 66’ e lojës që Rrahmani të shënonte golin e sigurisë dhe të vuloste rezultatin e këtij takimi.
Pas javës së 27-të Ballkani ngjitet në krye të renditjes me 54 pikë, dy më shumë se Drita e vendit të dytë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak, teksa Gjilani qëndron në vend të tretë me 40 pikë.
Llapi merr fitoren minimale 1-0 ndaj Malishevës në shtëpi, me golin që u gjet vetëm pas 79 minutave lojë. Ishte Rivera ai që goditi rrjetën duke u dhënë fitoren dhe tri pikët vendasve. Pas javës së 27-të të Superligës së Kosovës, Llapi renditet në vend të pestë me 36 pikë, teksa Malisheva në vend të shtatë me 29 pikë.
Sfida e tretë që u zhvillua këtë të shtunë, ajo mes Prishtinës dhe Trepca 89’ solli plot 5 gola. Kryeqytetasit triumfuan me përmbysje me rezultatin 4-1. Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar me Muja në minutën e 29’, për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Megjithatë në fraksionin e dytë Prishtina u tregua e pamëshirshme dhe realizoi plot katër gola, me Prapashtica që barazoi në minutën e 53’, më pas Pllana përmbysi në minutën e 57’, ndërsa po ai do të realizonte golin e tretë në minutën e 63’. Në fund Shefiti vulosi gjithçka dhe bëri “poker” në minutën e 85’.
Pas këtij takimi Prishtina renditet në vend të katërt me 38 pikë, teksa Trepça 89 qëndron në vend të tetë me 29 pikë
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

