Ceferin: Futbolli nuk është në shitje, shpresoj ta filloni sa më shpejt me …

UEFA lëshoi një deklaratë, në të cilën tha se kishte marrë parasysh vendimin e Superligës, por mbetet skeptike për krijimin e një kompeticioni të ri. Aleksander Čeferin, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Javier Tebas, president i La Liga-s dhe Nasser Al Khelaïfi, president i ECA-s dha pikëpamjen e tij.
“Për ne është një mundësi për të ndryshuar disa rregullore, por i kemi të gjitha palët në futboll pas vetes. Mund ta shihni tek njerëzit që janë këtu me ne (Al Khelaïfi, Tebas …). Pas vendimit, GJED-ja njeh UEFA-n si organizatore të piramidës që duhet të ketë futbolli. Realiteti është se asnjë projekt tani nuk ka autorizim për të ecur përpara, pjesa tjetër është false.
Ne besojmë se këto rregulla të reja do të përmirësojnë futbollin evropian. Pa dyshim, modeli sportiv duhet të mbizotërojë dhe jo vetëm të shpërblejë 14 më të mirët në Evropë. Rregullat e Ligës sonë të Kampionëve janë të qarta: meritat shpërblehen. Në projekte të tjera novatore që nuk mendojnë për të mirën e popullit, jo. Futbolli nuk shitet.
Një skuadër, me merita sportive, kualifikohet në Champions League. Ky projekt i Superligës është më i mbyllur se ai që paraqitën në vitin 2021. Leicester, Girona, Atalanta, nuk mund të kualifikoheshin në garën maksimale, pra Champions, po të ishte skema që prezantohet sot nga Superliga.
Ne nuk do t’i pengojmë të bëjnë çfarë të duan. Shpresoj që ta fillojnë kompeticionin e tyre elitar sa më shpejt që të jetë e mundur, me… dy klube. Megjithatë, futbolli nuk është në shitje”, tha Ceferin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
