Champions/ Skuadrat me forca të plota, ja si pritet të rreshtohen Arsenali dhe Bayern
9 Prill 2024, 16:45 / SPORT

Manuel Neuer dhe Kingsley Coman i kanë lënë pas krahëve problemet fizike dhe do të jenë të gatshëm në urdhrat e trajnerit Thomas Tuchel mbrëmjen e sotme kundër Arsenalit.
Bëhet e ditur se Aleksandër Pavloviç është në gjendje të mirë fizike, ndonëse nuk do e nisë nga minuta e parë si titullar.
E njëjta panoramë prezantohet edhe nga gjiri i Arsenalit. Havertz pritet të mbajë detyrën e udhëheqësit. Lajmi i mirë për Artetën është rikuperimi i Gabriel Zhezus.
Sfidë brenda ndeshjes do të jetë edhe testi mes “pykës” Kane dhe prapavijës së hekurt të skuadrës londineze.
Formacionet e mundshme të skuadrave:

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



