Clement Turpin bën histori: Eshtë arbitri që ka dhënë më shumë penallti në Champions

12 Shkurt 2025, 16:38 / SPORT ALFA PRESS

Clement Turpin bën histori: Eshtë arbitri që ka dhënë

Gjatë ndeshjes së parë të play-off-it midis Manchester City dhe Real Madrid, të luajtur dje në stadiumin Etihad dhe që përfundoi 2-3, arbitri francez Clement Turpin ka fishkëllyer një penallti në favor të Sky Blues në minutën e 77-të për një faull në zonë nga Dani Ceballos ndaj Phil Foden. Një vendim i konfirmuar edhe nga ndihmësit e tij dhe VAR.

Ishte penalltia e 29-të e Turpin në 53 ndeshje të Champios League, gjë që e vendos 42-vjeçarin në krye të renditjes përpara gjermanit Felix Brych (49), i cili ka fishkëllyer 28 penallti në 69 ndeshje në kompeticionin më të lartë evropian.

Penalltia e parë e akorduar nga Turpin, raporton shtypi francez, daton në 4 nëntor 2014, gjatë një barazimi spektakolar midis Arsenalit dhe Anderlecht në fazën e grupeve (3-3): ishte ndeshja e tij e dytë në skenën më prestigjioze kontinentale dhe ai akordoi dy prej tyre, një i konvertuar nga Mikel Arteta dhe tjetri nga Anthony Vanden.

Pasi akordoi pesë në katër ndeshjet e tij të para të Champons League, Turpin dukej se e kishte humbur pak ritmin e tij, por së fundmi është rikthyer në formën e tij debutuese, duke dhënë pesë penallti në gjashtë ndeshjet e fundit direkte.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128