Dënohet me burg vëllai i Pogba

Një gjykatë në Paris dënoi të enjten vëllain e futbollistit francez Paul Pogba dhe pesë persona të tjerë për përpjekjen për të shantazhuar fituesin e Kupës së Botës, raportuan mediat franceze.
Mathias Pogba u dënua me tre vjet burg, dy prej të cilave të pezulluara, pasi u shpall fajtor për shantazh të organizuar dhe përpjekje për shantazh, sipas gazetës “L’Équipe”.
Ai nuk do të vuajë dënimin në burg, por duhet të mbajë një byzylyk elektronik për një vit, raportoi gazeta.
Pesë të pandehurit e tjerë, disa prej tyre miq të fëmijërisë, u dënuan me dënime që variojnë nga tre deri në tetë vjet burg.
Paul Pogba, i cili ka luajtur për klubin anglez Manchester United dhe Juventusin e Italisë, deklaroi se ishte objektiv i shantazhit në mars të vitit 2022 dhe se kishte dorëzuar 100,000 euro (104,000 dollarë) personave që e kishin kërcënuar.
Mbeko Tabula, avokat i Mathias Pogba, citohet nga “RMC Sport” të ketë thënë se klienti i tij ishte në shok dhe do të apelonte vendimin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

