Dinamo kompleton përmbysjen, kualifikohet në gjysmëfinale, show ndaj Skënderbeut

26 Shkurt 2025, 19:16 / SPORT ALFA PRESS

Dinamo kompleton përmbysjen, kualifikohet në gjysmëfinale, show

Dinamo triumfon 0-4 ndaj Skënderbeut në Korçë, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht humbjes 2-0 në ndeshjen e parë, kryeqytetasit ia dolën që të përmbysin llogaritë.

Sfida nisi zjarr për “dinamovitët”, që pretenduan penallti për një kontakt Zabërgja-Rroku, por arbitrja Rusta nuk e konsideron 11-metërsh.

Me shumë fat, ekipi i Ilir Dajës kaloi në epërsi, teksa Nasto realizoi autogol, pas një krosimi të Dejvi Bregut.

Mysafirët shtuan edhe më shumë presionin dhe në fund të fraksionit të parë, rrezikuan portën kundërshtare me anë të Zabërgjës. Goditja e tij nga brenda zonës, u ndal nga portieri.

Nuk ndryshon melodia as në pjesën e dytë, teksa Mandela pati një rast të mirë, por nuk goditi si duhet para porte.

Më pas, Ramos “tradhtoi” Skënderbeun teksa u ndëshkua me karton të kuq  7 minuta para fundit, me gjyqtaren që për të vendosur iu desh ndihma e sistemit VAR.

Te Dinamo shfrytëzuan në maksimum një rrëmujë në zonë dhe dërguan ndeshjen në shtesë, falë golit të Mandela, i cili nga fare pranë nuk gabon.

Në shtesë, ishte Qardaku ai që ndezi festën e madhe, duke ndëshkuar Skënderbeun. Në minutën e 115-të, pati kohë edhe për një gol të  Zabërgja , i cili thelloi shifrat.

Dinamo shkon kështu në gjysmëfinale, me besimin se mund t’i shkojë deri në fund këtij rrugëtimi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128