Dortmund vendos për të ardhmen e trajnerit Edin Terzic

Pavarësisht kualifikimit në 1/8 të Ligës së Kampionëve në “grupin e vdekjes”, Borussia Dortmund po kalon një moment delikat në kampionat.
Skuadra e Edin Terzic është në fakt e pesta, 12 pikë larg nga kreu dhe ka marrë vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e fundit.
Sipas informacioneve të Sky Sport DE, klubi gjerman vendosi të konfirmojë trajnerin 41-vjeçar Terzic sot pas një takimi që zgjati disa orë me CEO Hans-Joachim Watzke, drejtorin sportiv Sebastian Kehl dhe këshilltarin e klubit Matthias Sammer.
Veçanërisht Watzke e ka vlerësuar gjithmonë punën e madhe të Terzic. Përderisa u shmang një revolucion përpara Krishtlindjeve, tani do të jetë koha që disa lojtarë të paguajnë çmimin për përformanca të dobëta.
Dortmund synon që të fitojë titullin kampion në Bundesligë dhe të ketë një ecuri sa më jetëgjatë në Champions League.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128