Dueli i fundit Messi-Ronaldo, miqësorja do të luhet në Arabi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen në fushë, në atë që potencialisht duket dueli i fundit në karrierë për dy rivalët e përjetshëm. Përballja do të luhet në fillim të vitit 2024 në Arabinë Saudite, në miqësoren ndërmjet Inter Miami dhe Al-Nassr.
Messi dhe Ronaldo ishin protagonistë të një konkurrence të shkëlqyer gjatë dekadës së fundit, duke konkurruar për trofe me ekipet e tyre, por mbi të gjitha për çmimet më prestigjioze individuale dhe në garën për lojtarin më të mirë në botë.
Përballjet e tyre në El Clasico ndërmjet Barcelonës dhe Realit të Madridit kanë qenë epike. Së bashku, Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë fituar 13 Topa të Artë, me argjentinasin që kryeson 8 me 5. Gjithsesi, ishte triumfi në Botërorin e vitit 2022 në Katar ai që e kaloi Leon në epërsi të dukshme përballë rivalit të madh.
Prej asaj periudhe, karriera e Messi dhe Ronaldo mori rrugë të ndryshme. Ata u larguan nga futbolli elitar në Europë, për të ndryshuar kontinente. Messi u transferua në Amerikë, te Inter Miami, ndërsa Ronaldo firmosi me Al-Nassr në Pro League saudite pas prishjes së kontratës me Manchester United.
Inter Miami njoftoi se do të luajë dy ndeshje në Arabi, si pjesë e turneut Riyadh Season Cup. Ata përballen me Al-Hilal më 29 janar, ndërsa në datën 1 shkurt sfidojnë Al-Nassr e Ronaldos. Për herë të fundit, Messi dhe Cristiano ishin përballur në fillimin e këtij viti, në miqësoren ndërmjet Paris Saint Germain dhe formacionin e yjeve të Pro League saudite
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
