E ardhmja te Liverpool? Xabi Alonso: E admiroj punën e Klopp, tani po shijoj rrugëtimin te Leverkusen

Njoftimi i Jurgen Klopp për largimin nga Liverpool në fund të sezonit bëri që të nisin aludimet për trajnerin e ardhshëm të “The Reds”.
Një ndër emrat që shihet më pranë kalimit te Liverpool është Xabi Alonso, që dikur ka qenë lojtar i kësaj skuadre, teksa aktualisht drejton skuadrën e Bayer Leverkusen, të cilin po e udhëheq drejt titullit të parë të Bundesliga.
I pyetur në konferencën për mediet për këtë çështje, Alonso theksoi se ai është totalisht i fokusuar te Leverkusen për momentin.
“Spekulimet janë normale, por unë jam i fokusuar te Bayer Leverkusen. Jam shumë i lumtur këtu, me këta lojtarë. Lajmi për Klopp ishte një surprizë, padyshim. Unë e respektoj dhe e admiroj për atë që bëri te Liverpool. Për momentin po e shijoj atë që po bëj këtu, në Leverkusen. Unë jam duke përjetuar një udhëtim të çmuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por nuk më intereson të mendoj për të tani”-tha trajneri i Bayer Leverkusen në prag të ndeshjes ndaj Darmstadt.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

