E ndaluan gabimisht/ Policia i kërkon falje lojtarit të Milan

18 Korrik 2022, 15:25 / SPORT ALFA PRESS

E ndaluan gabimisht/ Policia i kërkon falje lojtarit të Milan

AC Milan thotë se policia i kërkoi falje mesfushorit Tiemoue Bakayoko pasi ai u ndalua si pjesë e një kërkimi për një të dyshuar të përfshirë në një të shtëna.

Incidenti ndodhi në Milano më 3 korrik, por u bë virale pasi u shpërnda në mediat sociale të hënën.Në video 27-vjeçari, i cili është i huazuar nga Chelsea, shihet duke u kontrolluar nga një polic, ndërsa dy oficerë drejtojnë armën në një makinë.

Pas një bisede mes oficerëve francezi lirohet.

“Pas një shkëmbimi zjarri në zonën ku ndodhej mesfushori, policia filloi të kontrollonte”, tha një zëdhënës i AC Milan.

“Lojtari u ndalua, por policia sapo verifikoi se ai nuk kishte lidhje me atë që ndodhi, i kërkuan falje dhe e lanë të ikte”.

BBC Sport ka kontaktuar policinë e Milanos për koment.

Bakayoko iu bashkua Milanit në një huazim dy-vjeçar verën e kaluar, pasi kishte kaluar edhe sezonin 2018-19 në San Siro.

Ai bëri 18 paraqitje sezonin e kaluar teksa kuqezinjtë fituan Serinë A.

Francezi nënshkroi me Chelsean nga Monaco në vitin 2017 për 40 milionë funte dhe bëri 43 paraqitje për klubin në sezonin e tij të parë.

Ai u kthye në Monaco si huazim në gusht 2019 përpara se të kalonte te Napoli për një huazim një sezon në tetor 2020.

Po ndodh...