E zyrtarizon klubi, sulmuesi largohet nga Tirana

14 Qershor 2022, 19:32 / SPORT ALFA PRESS

E zyrtarizon klubi, sulmuesi largohet nga Tirana

Mario Beshiraj nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Tiranës. Klubi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit.

22-vjeçari ka dalë lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, për të vazhduar karrierën.

Beshiraj u aktivizua në 7 ndeshje duke shënuar vetëm 1 gol. Ndërkohë, në Kupën e Shqipërisë bëri më mirë duke realizuar 2 gola në 2 sfida të luajtura.

Sulmuesi ishte pjesë e Tiranës nga janari i 2021, ku u transferua pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Vorës.



Po ndodh...

ide