Gjimshiti nuk rinovon me Atalantën, i vjen oferta e parë nga klubi tjetër i Seria A

Berat Gjimshiti pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës në Serie A. Mbrojtësi shqiptar, pavarësisht eksperiencës dhe rolit kyç ndër vite, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Atalanta, duke u kthyer automatikisht në një mundësi të artë për disa klube italiane.
Prej sezoneve të fundit, Gjimshiti ka qenë një pikë referimi në repartin difensiv të skuadrës bergamaske, duke u shndërruar në një “digë” të vërtetë në prapavijë.
Megjithatë, mungesa e një oferte konkrete për rinovim nga drejtuesit e Atalanta-s ka shtuar gjasat për një largim në fund të këtij sezoni.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, Fiorentina është klubi i parë që ka bërë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e kapitenit të Shqipërisë.
Drejtuesit e skuadrës “vjollcë” e konsiderojnë Gjimshitin si një profil ideal për të forcuar repartin defensiv, falë fleksibilitetit të tij për të luajtur si në skemën me tre mbrojtës, ashtu edhe në atë me katër.
Në ambientin e Fiorentina-s, mbrojtësi shqiptar nuk shihet thjesht si një “okazion” merkatoje, por si një lider potencial për prapavijën në sezonin e ardhshëm. Klubi synon të mposhtë konkurrencën që pritet të rritet në javët në vijim.
E ardhmja e Gjimshitit mbetet e hapur: qëndrimi në nivele të larta në Serie A është një opsion konkret, por nuk përjashtohen edhe oferta të rëndësishme financiare nga kampionate të tjera, përfshirë ato arabe.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128