Lajme flash

Humbje pa problem për Barcelonën dhe PSG-në, dy skuadrat kualifikohen në gjysmëfinale

15 Prill 2025, 23:08 / SPORT ALFA PRESS

Humbje pa problem për Barcelonën dhe PSG-në, dy skuadrat

PSG dhe Barcelona janë dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Champions League.

Në ‘Iduna Park’ Dortmund fitoi 3-1 kundër Barcelonës, por janë katalanasit ata që kalojnë më tej falë rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë.

Sa i takon përballjes, Guirassy kaloi në epërsi Dortmundin pas 11 minutave lojë nga penalltia, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë. Barça ‘vrau’ shpresat e verdhezinjve me autogolin e Bensebaini dhe kështu kalon më tej.

Spanjollët presin rezultatin e çiftit Inter – Bayern Munich për të mësuar rivalin në gjysmëfinale.

Në Angli, Aston Villa fitoi 3-2 kundër PSG, por pavarësisht përmbysjes së ndeshjes skuadra angleze nuk mundi ta dërgonte duelin në shtesë.

Djemtë e Unai Emery treguan se jo më kot ishin deri në këtë pikë, duke bërë ‘me zemër’ PSG-në që një raund më parë eliminoi Liverpoolin.

Me rezultatin e përgjithshëm 4-5 PSG kalon më tej dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid – Arsenal për të mësuar rivalin.

 

Po ndodh...