
Igli Tare e mbyll me Lazion pas 18 vjetësh, ish-sulmuesi: E arritëm objektivin

Fillimisht si lojtar e më pas në rolin e drejtorit sportiv, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Igli Tare i ka dhënë fund aventurës me Lacion.
Plot 18 vite pjesë e skuadrës kryeqytetase, ndërsa së fundmi arritën të rikthehen në Ligën e Kampionëve. Ka qenë vetë 49-vjeçari i cili ka konfirmuar largimin.
“Pas 18 vitesh, eksperienca ime e mrekullueshme si drejtor sportiv i Lazios do të marrë fund. Kam kohë që po e mendoj këtë zgjedhje, por prita të përfundojë një sezon i mirë për klubin që ta bëja. Ka qenë një aventurë e gjatë dhe intensive e përbërë nga gëzime, disfata dhe trofe të fituar”, tha Tare. Më tej, Tare nuk ka harruar të falënderojë bashkëpunëtorët, por edhe tifozët.
“Nuk do të ndalem së falënderuari presidentin Lotito për mundësinë që më ka dhënë. Falenderoj tifozët bardhekaltër që më kanë hyrë në zemrën time, klubin me të gjithë anëtarët e tij, lojtarët, stafin dhe të gjithë ata që më kanë qenë pranë këtë rrugë”, u shpreh ish-sulmuesi.
Tare u transferua për herë të parë në vitin 2005 tek Lazio, aty ku luajti për 3 vite, ndërsa shënoi 9 gola. Edhe më pas sulmuesi kuqezi nuk pranoi ta braktiste Lazion duke kaluar fillimisht si menaxher e më pas në rolin e drejtorit sportive, të cilin e mbajti deri në 2023.

Pse kuksianët dhe demokratët e degjeneruan "me shpulla" opozitën Berisha-Bardhi!
ide

Bashkë Fitojmë… apo Bashkë Humbisni?!

Edi Rama, minues i demokracisë dhe i korruptuar

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128