Inter “djeg” Romën dhe bën lëvizjen e parë, ofertë zyrtare në tavolinën e anglezëve

31 Korrik 2023, 23:35 / SPORT ALFA PRESS

Inter “djeg” Romën dhe bën lëvizjen e parë,

Inter nuk humbet kohë dhe lëviz konkretisht për të përfituar shërbimet e Gianluca Scamacca që sezonin e fundit ishte pjesë e West Ham. Duke njohur edhe interesin e Romës për sulmuesin, zikaltërit i kanë paraqitur anglezëve ofertën e parë zyrtare.

Një ofertë që “rrotullohet” në shifrat e 20-22 milionë eurove me italianët që kërkojnë ta bëjnë të tyrin kartonin e 24-vjeçarit. Drejtuesit e “The Hammers” po marrin kohë për të kthyer një përgjigje teksa e njohin shumë mirë edhe dëshirën e vetë lojtarit për t’u larguar.

Scamacca prej kohësh është shprehur se dëshiron një rikthim në Serie A, duke qenë se në Premier League nuk mundi të përshtatej dhe të shfaqte versionin e tij më të mirë, ashtu siç bënte kur aktivizohej me Sassuolon. Ndryshe nga Roma, Inter paraqet një mundësi të artë për lojtarin e kombëtares së Italisë duke qenë se i ofron shansin për të garuar për titullin e Serie A, por edhe pjesëmarrjen në Champions League.

Aktualisht, fati i sulmuesit është “peng” i drejtuesve të West Ham që kërkojnë të përfitojnë sa më shumë nga shitja e lojtarit pasi në verën e vitit 2022 e transferuan për shifrën e 36-milionë eurove.

 

 

Po ndodh...