Inter mund të humbasi vendin e dytë, Zikaltrit humbën 1-0 në transfertë me Bologna-n
26 Shkurt 2023, 14:53 / SPORT

Inter rrezikon të arrihet edhe nga Roma dhe Milan në vendin e dytë. Zikaltrit humbën 1-0 në transfertë me Bologna-n, një rival që po kthehet në “mace e zezë” në sezonet e fundit.
Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste për shënim, ku vendasve iu anulua një gol nga VAR, e dyta pati më shumë ritëm. Por kur pritej që miqtë të shënonin, ndodh e kundërta.
Orsolini në minutën e 76-të shënon për vendasit dhe gëzon tifozët. Inter tentoi deri në fund të paktën për të shmangur humbjen, por nuk ishte e thënë. Të besuarit e Inzaghit tani do duhet të bëjnë llogaritë vetëm për të mbrojtur vendin e dytë, pasi për titullin as që bëhet fjalë.
-
Giroud sërish në Premier League? Katër klube në garë për francezin
26 Shkurt, 14:28
-
Humbja irriton tifozët e Tiranës, dëmtohet autobusi i Teutës
25 Shkurt, 20:33
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


