Ishte vetëm 6 muajsh kur u fut në ambasadën gjermane më 1990, tani shkëlqen me kombëtaren shqiptare

4 Prill 2023, 13:18 / SPORT ALFA PRESS

Ishte vetëm 6 muajsh kur u fut në ambasadën gjermane më

Klaus Gjasula ishte vetëm 6 muajsh kur prindërit u larguan nga vendi. Familja iu bashkua qytetarëve të revoltuar që nisën të organizoheshin kundër sistemit komunist në vend dhe pas 45 vitesh nën këtë regjim, u futën në ambasadat e ndodhur në Tiranë për të kërkuar një mundësi për largimin drejt një jete më të mirë dhe në liri.

Klaus vijon të jetë pjesë e kuqezinjve dhe të japë kontributin në fushë, teksa asokohe ka qenë vetëm gjashtë muajsh. Në foton e publikuar në kanalet e komunikimit nga Kastriot Dervishi, duket mesfushori kuqezi që është një foshnjë.Veç tij, i vëllai Klaus, Jurgeni ishte katër vjeç. Pas mbërritjes në Gjermani dhe edukimit në këtë vend, dyshja u përkushtua me sportin dhe konkretisht futbollin, duke luajtur në Bundesligë. Më herët se Klausi, edhe Jurgeni ka qenë pjesë e kuqezinjve, teksa historia e tyre është frymëzuese.

 





Po ndodh...

ide