Lajme flash

Juventusi bën detyrën ndaj Lecce-s, dy shqiptarët e shohin humbjen nga stoli

13 Prill 2025, 00:02 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi bën detyrën ndaj Lecce-s, dy shqiptarët e shohin

Juventus ka fituar 2-1 ndaj Lecce në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A.

Bardhezinjve i janë dashur 2 minuta për të gjetur golin e avantazhit me Koopmeiners, pas asistit të bukur të Vlahovic.

Në minutën e 33-të, Juventusi do të gjente edhe golin e dytë pas një aksioni fantastik të finalizuar me sukses nga Kenan Yildiz.

Në minutën e 86-të, Lecce do të ngushtonte shifrat me golin e Baschirotto-s, i cili dërgoi topin me kokë në rrjetë pas krosimit nga Helgason nga goditja e dënimit, ndërsa ndeshja nuk do të kishte më gola.

Dy shqiptarët e Lecce-s, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha e panë humbjen e ekipit ë tyre nga stoli, pasi nuk u aktivizuan për asnjë minutë.

Me fitoren e sotme, Juventus ngjitet në vendin e tretë me 59 pikë, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të me 26 pikë.

Po ndodh...