Juventusi, ‘stërkëmbësh’ Manchester United për ‘yllin’ e Lecces

27 Janar 2025, 17:23 / SPORT ALFA PRESS

Juventusi, ‘stërkëmbësh’ Manchester United për

Mes futbollistit të Lecce-s, Dorgu, dhe Manchester United-it, del në skenë Juventusi.

Klubi bardhezi po vepron në prapaskenë për të mos u kapur i papërgatitur në rast të një largimi të mundshëm të Cambiaso-s në fund të merkatos së janarit: Manchester City po përgatit një ofertë të minutës së fundit mbi 60 milionë euro, kështu që në Continassa po bëhen vlerësime të kujdesshme për hapat e ardhshëm.

Giuntoli, gjatë orëve të fundit, duket se ka bërë lëvizje të rëndësishme për të ndjekur gjurmët e anësorit të Lecces, i cili prej disa javësh është në radarët e Manchester United.

Lojtari i lindur në 2004 është bërë një objektiv i qartë i Manchester United që nga momenti kur Amorim mori drejtimin e skuadrës.

Lecce ka kuptuar që ka vështirësi për ta mbajtur gjatë këtij sesioni merkatoje dhe po kërkon të përfitojë nga çmimi, duke synuar një shifër mbi 30 milionë euro.

Kontaktet mes Lecce-s dhe United janë të avancuara, por Juventusi mund të ndërhyjë fuqishëm me një ndryshim strategjie për objektivat.

Në Continassa, nuk po gjendet asgjë bindëse për të investuar në një qendërmbrojtës, aq sa Giuntoli mund ta mbyllë këtë sesion merkatoje me maksimumi një huazim: rriten gjasat që të huazohet Todibo para Kelly-t, nëse vjen miratimi për një transferim të përkohshëm, edhe pse Thiago Motta do të duhet ta presë për gati një muaj derisa të rikuperohet nga një dëmtim.

Largimi i Cambiaso-s, nga ana tjetër, do t’u jepte shtysë tratativave për blerjen e Dorgu, i cili në Serinë A ka treguar se jep garanci dhe në lojën e Juventusit mund të sjellë kreativitetin e nevojshëm për t’u bërë një aset i ri i projektit tekniko-taktik.

Lecce është e gatshme ta shesë dhe për momentin nuk është e interesuar të bëjë ulje çmimi: Manchester United po insiston, por Juventusi është në pritë. Fundi i merkatos së janarit mund të sjellë surpriza.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128