Katër humbje në 5 ndeshjet e fundit, Wolves “zhyt” në krizë të thellë Man.United

26 Dhjetor 2024, 21:11 / SPORT ALFA PRESS

Katër humbje në 5 ndeshjet e fundit, Wolves “zhyt” në

Wolves mundi 2-0 Manchester United, në ndeshjen e Premier League të luajtur në “Molineux Stadium”.

Takimi u komplikua në maksimum për “Djajtë e kuq”, pas daljes me karton të kuq të Bruno Fernandes në minutën e 47-të.

Vendasit realizuan në të 49-tën me Larsen, por goli u konsiderua i parregullt për shkak të një pozicioni jashtë loje.  Cunha realizoi një eurogol direkt nga goditja e këndit në të 58-tën minutë, duke i dhuruar epërsinë skuadrës së “Ujqërve”.

Ekipi nga Manchesteri, përtej dëshirës për të reaguar, nuk pati forcë të bënte diçka të tillë. Në fund, goli i dytë mban firmën e Hee-Chan.

Kjo ishte humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për Manchester United, klub i cili nuk po ngre krye as me trajnerin e ri Ruben Amorim.

 

Po ndodh...

ide