Klop kthehet në futboll, zyrtarizon detyrën e re që do të marrë nga 1 janari. Kaos me pankinën e Gjermanisë

Jurgen Klop ka vendosur të kthehet në botën e futbollit dhe sot ka bërë publik vendimin që nga data 1 janar do të jetë përsëri pjesë e një projekti pranë fushave të lojës, Jo si një trajner, por si Shefi Global i Futbollit i Red Bull.
Kjo do të thotë se ai do të ketë rolin e supervizorit të të gjithë projektit të futbollit të kompanisë e cila ka në zotërimin e saj mes të tjerave klubet e Lajpcigut, Salcburgut dhe Nju Jorkut. Klop ka nënshkruar për pesë vite dhe kjo praktikisht shuan çdo hipotezë rreth një detyrë të tij në pankinë në të ardhmen.
Fillimisht u aludua në media se Klop kishte vendosur një klauzolë që e lejonte atë të largohej nga detyra e re vetëm në rast një hipoteze, atë të emërimit në stolin e përfaqësueses së Gjermanisë.
Por “Bild” insiston se kjo klauzolë nuk ekziston, duke hedhur shumë dyshime rreth emërimit në të ardhmen të Klop në pankinën e Gjermanisë, që mendohet se është një nga objektivat që dëshiron të realizojë në karrierën si trajner.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
