Klopp me kritika për Ceferin: Del dhe bën polemika, futbollistët nuk kanë kohë për pushime

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka sulmuar presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, në lidhje me orarin e ngjeshur.
Numri 1 i futbollit në Europë, pak ditë më parë, duke iu referuar ankesave për orarin nga Klopp dhe Guardiola, deklaroi se: “Ata të cilët duhet të ankohen janë punëtorët që marrin një mijë euro në muaj në fabrika dhe jo trajnerët dhe lojtarët që paguhen shumë”.
Për këtë nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Klopp, i cili është shprehur se nuk duhet të mendohet vetëm për hapjen e kompeticioneve të reja, por të mendohet edhe për futbollistët, për të cilët tha se nuk kanë kohë për pushime.
E di çfarë do të thotë puna. Nuk dëshiroj ta ofendoj askënd, por vetëm dua të theksoj se kjo lojë nuk funksionon pa lojtarë dhe ajo është e bukur vetëm atëherë kur lojtarët më të mirë janë në fushë.
Aleksander Ceferin del nga një qoshe dhe bën polemika duke thënë se njerëzit tjerë duhet të punojnë më tepër. E di këtë, zotëri Ceferin, nuk ke nevojë të ma thuash.
Çdo kush bën kompeticione të reja, por askush nuk mendon për futbollistët. Asnjë prej tyre. Gara të reja gjithmonë shpikin. Tani Botërori do të bëhet më i madh kështu që edhe Kombëtare tjera do marrin pjesë. Ne po ashtu do ta bëjmë Kampionatin Europian më të madh, e mahnitshme!
Duhet gjetur një zgjidhje e arsyeshme. Ajo nuk konsiston me shpikjen e garave të reja dhe zgjerimin e tyre. Kjo është çmenduri.
Jam i vetëdijshëm se jam duke bërë një jetë jashtëzakonisht të mirë në tërë këtë tregim. Kam mjaftueshëm kohë për pushime. Futbollistët nuk kanë. Ne duhet ta ndryshojmë këtë në një pikë.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


