Kur pritet ti japi lamtumirën futbollit Ronaldo?

Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka pranuar se nëse Portugalia bën mrekullinë në Botërorin 2022, atëherë ai do t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur. Ai ka folur rreth kësaj teme në pjesën e dytë të intervistës së tij me Pirs Morgan, duke shpjeguar se në fakt plani është të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
“A tërhiqem nëse fitoj Botërorin? Padyshim. 100%”, tha fillimisht portugezi i cili më pas shtoi se nëse kjo nuk ndodhte, kishte planë të qarta në mendje. “Unë dua të luaj edhe 2-3 vite më shumë, maksimumi. Dua ta mbyll në moshën 40-vjeçare. Një moshë e mirë”, theksoi ai.
Ronaldo u pyet edhe për Mesin dhe rivalitetin mes të dyve, me futbollistin portugez që kishte vetëm fjalë të mira për argjentinasin.
“Një lojtar mahnitës, magjik. Si person, ne ndajmë të njëjtën skenë për 16 vite. Imagjinoni 16 vite. Ndaj kam një marrëdhënie të mirë me të. Nuk jam mik i tij në kuptimin e personit që të vjen në shtëpi apo flet në telefon, por si një shok skuadre.Ai është një person që e respektoj me të vërtetë mënyrën se si flet për mua.
Edhe gruaja e tij, apo guraja ime, e dashura ime, ata tregojnë gjithmonë respekt dhe janë argjentinase. Edhe e dashura ime është argjentinase. Çfarë mund të them për Mesin? Një person i shkëlqyer i cili bën gjëra të mëdha për futbollin. Me shumë mundësi është personi që kam parë të luajë më mirë futboll në jetën time, bashkë me Zidan”, tha Ronaldo.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

