Lajm i trishtë, punonjësi i klubit të Partizanit ndërron jetë në moshën 54-vjeçare

9 Prill 2024, 16:19 / SPORT ALFA PRESS

Lajm i trishtë, punonjësi i klubit të Partizanit ndërron
Një nga punonjësit më të vjetër të klubit të Partizanit, Luan Gjini është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga vetë klubi i kuq përmes një postimi në faqen zyrtare. Të kuqtë i shprehin ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të tij.

Postimi:

Klubi Partizani me keqardhje të thellë njofton lajmin e ndarjes nga jeta të një prej punonjësve më te vjetër të klubit, Luan Gjini. “Lani” siç e njihnin të gjithë nuk ia doli të and mposhte sëmundjen e rëndë për të mbyllur sot sytë përgjithmonë në moshën 54 vjeçare. Ai ishte pjesë e pandarë e klubit tonë prej 2 dekadash duke qenë gjithmonë i përkushtuar në shërbim të skuadrës së tij të zemrës dhe Akademisë Partizani.

Klubi i Futbollit Partizani dhe presidenti Gaz Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Luan Gjini



 

Po ndodh...