Lala: Daja trajner shumë i suksesshëm. Asllani lojtar i mirë, duhet të luajë më tepër me Kombëtaren

12 Shtator 2024, 18:18 / SPORT ALFA PRESS

Lala: Daja trajner shumë i suksesshëm. Asllani lojtar i mirë,

Përmes një interviste në Ora News me Vjosana Nozllakun, ish kapiteni i Kombëtares, Altin Lala tha se  Ilir Daja është padyshim trajneri ndër më të suksesshmit që e ka treguar vetën në vite.

Lala: Ilir Daja është padyshim trajneri ndër më të suksesshmit që e ka treguar vetën në vite të ndryshme në vendin tonë si dhe në Kosovë më Ballkanin. E njoh vetë personalisht dhe e di se është fanatik tek ajo që bën dhe atë plan që ka mundohet që ta hedhë në fushë. Padyshim që është një trajner shumë i mirë.

Ndërsa për Kristjan Asllanin Lala tha se është një lojtar shumë i mirë dhe që duhet të luajë më shumë minuta me Kombëtaren tonë.

Lala: Ne luajmë shumë mirë në grup. Unë jam pak tifoz me Asllanin sepse di ta lexojë lojën dhe të japë topa të rrezikshëm para. Atij i mungon minutazhit i plotë me Interin, por është një lojtar shumë i vlefshëm për ne dhe shpresojmë që të ketë s amë shumë minutash sepse është lojtar kyç dhe shumë cilësor tek Kombëtarja.

 

Po ndodh...