Liga e Kampioneve/ Kualifikohet Arsenal, Real Madrid fiton me përmbysje ndaj Napolit

Arsenal ka fituar mbrëmjen e sotme me shifrat e thella 6-0 ndaj Lens. Anglezët nuk e kanë diskutuar në asnjë moment sfidën, duke menaxhuar totalisht 90 minutat.
Me këtë rezultat, Arsenal siguron kualifikimin dhe vendin e parë me 12 pikë në grupin B, 4 më shumë se PSV.
Në grupin C, Real Madrid ka marrë një fitore fantastike ndaj Napolit me rezultatin 4-2. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1 për spanjollët, ndërsa në të dytën barazuan italianët në mënyrë provizore.
Më pas, në minutën e 83’, Real Madrid shënon golin e tretë falë perlës së Paz dhe në të 94′ golin e katërt me Joselu. Me këtë rezultat, Real Madrid siguron vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Napoli pret sfidën e fundit për kualifikimin.
Në grupin D, Interi i kualifikuar (11 pikë) u duk sikur kishte ardhur thjeshtë për shëtitje në Portugali. Një barazim 3-3 me Benficën, në një sfidë ku skuadra nga Milano ishte në disavantazh të 3 golave. Ish-i i zikaltërve Joao Mario ishte i papërmbajtshëm, duke kompletuar hatt-trick për 35 minuta lojë.
Goli i dytë i pësuar nga skuadra e Inzaghit, erdhi pas një gabimi të Asllanit. Interi u zgjua në pjesën e dytë, duke ngushtuar llogaritë me Arnautovic dhe Frattesi, përpara se Sanchez të barazonte shifrat.
Në takimin tjetër, barazim pa gola mes Salzburg dhe Sociedad.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
