Lajme flash

Liga e Kampioneve për të rinj, Olympiacos mposht Milanin në finale

22 Prill 2024, 21:04 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kampioneve për të rinj, Olympiacos mposht Milanin në
Olimpiacos është fituesi i këtij edicioni në UEFA Youth League, atë që cilësohet si Liga e Kampioneve për të rinj. Ekipi grek ka bërë gjithçka mirë në këtë turne, teksa ka mundur në finale Milanin me rezultatin 3-0.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të takimit, ku Olimpiakos shënoi 3 gola në minutat 59, 61 dhe 66, për të vulosur fatin e kësaj ndeshje dhe për të bërë të tijin trofeun.

Një trofe mëse i merituar për këtë klub i cili kishte eliminuar më parë Interin, Lensin, Bayern Munich dhe Nantes.

Vetëm ndeshjet ndaj Bayern Munich dhe ndaj Milanit u mbyll me kohën e rregullt, pasi në sfidat e tjera të fazës me eliminim direkt, klubi grek fitoi me penallti, falë aftësive të shkëlqyera të portierit shqiptar Anxhelo Sina, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij.

 

Po ndodh...