Mbrojtësi holandez prezantohet te Roma, por mes polemikash me Frosinonen

Shtohet një tjetër qendërmbrojtës te Roma e Jose Mourinhos. Dean Huijsen është prezantuar zyrtarisht në klubin kryeqytetas, ku u transferua në huazim nga Juventusi, skuadër që disponon edhe kartonin e tij.
Futbollisti 19-vjeçar ishte pranë Frosinones, por në fund zgjodhi Romën, teksa në prezantim u shpreh i bindur se ka marrë vendimin e duhur dhe deklaroi se është gati të japë kontributin e tij.
“Kam mbetur menjëherë i impresionuar nga pritja që më është bërë. Vij në një skuadër të madhe, me një trajner të madh dhe futbollistë kampionë. Shpresoj që së bashkua t’ia dalim të realizojmë objektivat e klubit”, u shpreh mbrojtësi që do të mbajë veshur fanellën me numrin tre.
Ndërkohë nuk kanë munguar polemikat edhe nga ana e Frosinones, teksa drejtori sportiv, Guido Angelozzi akuzoi holandezin dhe stafin e menaxherëve të tij për mungesë profesionalizmi.
“Huijsen u ofrua për të luajtur me Frosinonen. Që nga nisja e negociatave, na kanë kërkuar një mijë gjëra dhe ua kemi plotësuar. Bëri edhe një bisedë me trajnerin, por kur kishim rënë dakord për gjithçka, në mënyrë aspak profesionale, vendosi të ndryshojë drejtim”, u shpreh drejtuesi i Frosinones.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
