Mbyllen pjesët e para, Arsenal udhëheq në “Emirates”, Barça e Napoli dhurojnë spektakël

Mund të thuhet se janë ndër sfidat më të nxehta të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “Topçinjtë” e Arsenal, që do luajnë gjithçka për një biletë çerekfinaleje, ndaj “Dragonjve” të Porto, ndërsa “Katalanasit” e Barcelona ashtu si edhe “Topçinjtë” e teknikut, Mikel Arteta vijnë nga barazimi 1 me 1, ndaj “Bluve” të Napoli.
Në “Emirates” gjithçka është mbyllur me avantazhin minimal, 1 me 0, të “Topçinjve” me këta të fundit, që në pjesën e parë të sfidës kanë dominuar gjithçka teksa kanë arritur të gjejnë edhe avantazhin në fundin e pjesës së parë, falë “fantazistit” belg, Leandro Trossard, me këtë të fundit, që dërgon në rrjetë një pasim perfekt të Martin Odegaard, duke nisur festën e të pranishmëve në “Emirates”.
Në krahun tjetër, mes dy kampionëve në fuqi, të La Liga e Serie A, Barcelona e Napoli po zhvillohet një përballje spektakolare, teksa deri më tani janë shënuar plot tre gola, duke dhuruar spektakël për të pranishmit, në “mitikun” e “Blaugranave”. Të parët që shënuan ishin Fermin Lopez e Joao Cancelo, duke i dhënë skuadrës së teknikut, Xavi avantazhin e dyfishtë në minutat 15’ e 17’.
Megjithatë, kundërpërgjigjja e “Bluve”, të Francesco Calzona, nuk vonoi shumë teksa vetëm 13 minuta pas golit të Cancelo, kapiteni i “Dardanëve” të Kosovës, Amir Rrahmani dërgon me shumë potencë në portë një pasim të Politano, në minutën e 30’-të të sfidës, duke rihapur kështu “betejën” për një biletë çerekfinaleje.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


