Mësohet shkalla e dëmtimit të Berat Gjimshitit në ndeshjen kundër Torinos

5 Dhjetor 2023, 16:13 / SPORT ALFA PRESS

Mësohet shkalla e dëmtimit të Berat Gjimshitit në ndeshjen

Berat Gjimshiti ka luajtur vetëm 19 minuta në sfidën e fundit të javës së 14-të në Serie A, ku Atalanta ndeshej ndaj Torinos.

Kapiteni i kombëtares shqiptare bëri me shenjë nga stoli për një zëvendësim pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 19’.

Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur si një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Atalanta, pa lënë pas faktin se është një nga liderët e kombëtares së Shqipërisë.

Mediat italiane kanë zbuluar se dëmtimi që detyroi daljen e tij nga fusha është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë.

Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit.

Siç raportojnë mediat në Itali, mbrojtësi i ekipit bergamez pritet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për rreth 15 ditë.

 

Po ndodh...

ide