Mjaftojnë 2 gola me kokë, Juventusi nis të blindojë zonë Champions

Juventus siguroi fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol, duke mposhtur 2-0 në shtëpi Bologna, falë nga një goli me kokë në secilën pjesë, që mbajnë autorësinë e Dejvid dhe Turam.
Kjo fitore forcon pozitat e “Zonjës së Vjetër”, në garën për TOP katërshen në Serinë A, ndërsa i shkaktoi Bolonjës humbjen e parë në tre ndeshjet e fundit dhe goditi shpresat e tyre për Europë.
Në pjesën e fundit të ndeshjes ritmi ra, pasi Juve kontrolloi lojën deri në fund, ndërsa trajneri Luciano Spaleti festoi rinovimin dyvjeçar të kontratës me skuadrën që tashmë ka tetë ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet.
Bolonja humbi mundësinë për të arritur pesë fitore radhazi në transfertë, por kjo nuk ishte surprizë e madhe, duke qenë se tani kanë 30 përballje direkte pa fitore ndaj Juventusit.
FT JUVENTUS-BOLONJA 2-0
2′ Dejvid, 57′ Turam
JUVENTUS (3-4-2-1): Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelli; Holm, Lokateli, MekKeni, Kambiaso; Konseisao, Boga; Dejvid.
Trajner: Luçiano Spaleti
BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Zortea, Helland, Lukumì, Miranda; Frojler, Pobega; Orsolini, Sohm, Kambiagi; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128