Mjafton 1 gol, Shqipëria U-17 mposht Ishujt Faroe në Rrogozhinë

Kombëtarja U-17 ka mposhtur Ishujt Faroe në stadiumin “Egnatia Arena” me rezultatin 1-0.
Gabriel Kulla vendosi fitoren në këtë takim, kur luhej minuta e 57-të. Kështu mbyllen dhe ndeshjet e raundit të parë të grupit 3 të kualifikueseve të Europianit për U-17.
Shqipëria e nisi mirë ndeshjen dhe luajti më mirë në pjesën e parë, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 57-të me Gabriel Kullën.
Sulmuesi shënoi një supergol nga goditja e dënimit dhe i dha avantazhin Shqipërisë.
Deri në fundin e ndeshjes rezultatin nuk ndryshoi pavarësisht se kuqezinjtë patën sërish disa mundësi të mira shënimi dhe ndeshja u mbyll 1-0 për Shqipërinë.
Një barazim, një humbje dhe një fitore, është bilanci i kuqezinjve të vegjël pas përfundimit të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit U-17 “Shqipëri 2025“.
Kujtojmë që Shqipëria është e kualifikuar në këtë kompeticion si vendi organizues me Europianin U-17 që do të mbahet në majin e vitit 2025.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128