Mourinho, zgjidhja alternative nëse Carlo Ancelotti nuk pranon stolin e Brazilit…

Shumica e mediave e morën të mirëqenë marrëveshjen e federatës braziliane të futbollit me Carlo Ancelottin, në mënyrë që trajneri italian i Real Madridit të merrte Seleçãon nga vera e 2024-ës .
Kontrata e Ancelottit me Realin përfundon në fund të këtij sezoni dhe ndërsa deri më tani traneri italian nuk ishte marrë asnjë veprim nga "merengët", në ditët e fundit duket se gjërat kanë ndryshuar.
Real Madridi, i cili në një kohë të shkurtër ka rinovuar me disa lojtarë me kontrata shumëvjeçare, supozohet se dëshiron ta mbajë italianin në stolin e tij edhe për dy vite të tjera dhe negociatat tashmë kanë nisur.
Dhe nëse të dyja palët më në fund bien dakord për të rinovuar bashkëpunimin e tyre (gjë që duket shumë e mundshme), atëherë brazilianët kanë si alternativë Jose Mourinhon.
Portugezi është i përkushtuar me Romën deri në verën e vitit 2024 dhe ai, ashtu si Ancelotti, nuk ka punuar me një ekip kombëtar, por ka përvojën një pasuri të madhe për Seleçãon.
-
-
Armand Duka tregon raportet mes Brojës dhe Sylvinho-s
29 Nëntor, 13:48
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


