Najdovski bën prapakthehu, bardheblutë ofertë Sotës. Tirana, bisedime intensive me disa lojtarë

Filip Najdovski pritet të jetë sërish lojtar i Tiranës. Mbrojtësi, i cili dha lamtumirën pak ditë më parë ekipit, duket se ka bërë prapakthehu.
“Panorama Sport” zbulon se presidenti Refik Halili ka vendosur ta ketë në skuadër dhe i ka kërkuar ish-kapitenit që të jetë pjesë e Tiranës, duke marrë edhe shiritin e dorëzuar në krah. Një lëvizje kjo që kthen përmbys situatën. Najdovski mesa është kuptuar tërhiqet nga lamtumira dhe do të jetë bardheblu. Lajmi konfirmohet brenda Tiranës dhe lojtarit, ndërkohë që pritet vetëm zyrtarizimi i firmës. Në fakt, Tirana nuk e ka larguar nga ekipi, siç ka bërë me lojtarët e tjerë.
KONFIRMIMET – Tirana ka arritur marrëveshjen dhe dy shënuesit e Kategorisë së Parë, Fatmir Prenga dhe Patrik Treni mund të quhen bardheblu. Të dy kanë shënuar 27 gola me Vorën e Luzin, ndërsa mësohet se palët e kanë mbyllur marrëveshjen mes klubeve. Eljon Sota po kështu ka diskutuar me bardheblutë dhe mund të bëhet pjesë e Tiranës.
BISEDIMET – Bardheblutë ka diskutuar ose ka rënë parimisht dakord, por pa nënshkruar kontratë me disa lojtarë. Duke filluar nga Dajlan Shehi Herald Marku. Te Kukësi, Tirana ka diskutuar me Franci Lalën, Francesko Hasaj, Teodor Mingon, Kleandro Lleshin, Endri Reçin dhe Nikolai Solodovnikovin. Po kështu, një mbrojtës i djathtë mund të vijë nga Bullgaria me parametër zero, ndërkohë që bardheblutë mund të peshkojnë edhe te Erzeni apo lojtarë të tjerë të lirë.
MESFUSHORI I SHKUPIT- Hamza Ramani, një ndër mesfushorët më të mirë në Maqedoninë e Veriut, karrierën e tij mund ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra me më shumë trofe, KF Tirana. Sipas mediave në shtetin fqinj, drejtori sportiv, Agim Ibraimi, ka kontaktuar mesfushorin e FC Shkupit, i cili aktualisht ndodhet në Bosnje e Hercegovinë me përfaqësuesen Shpresa të Maqedonisë. E ardhmja e Ramanit pritet me mjaft interes, pasi edhe kampionët e Struga Trim Lum e duan në skuadër. Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i shkupjanit 22-vjeçar, i cili në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut numëron 60 ndeshje.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128