Napoli nis negociatat për transferimin e lojtarit të kombëtares shqiptare

Napoli ka hedhur vëzhgimin nga një tjetër mbrojtës shqiptar. Këtë herë bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili është aktualisht pjesë e Empolit. Lojtari i Shqipërisë ka ngjallur interesin e kampionëve në fuqi të Serisë A.
Sipas “Corriere dello Sport”, agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi disa ditë më parë ka udhëtuar drejt Napolit, ku ka qenë në zyrat e klubit. Tema kryesore e takimit të agjentit të Ismajlit dhe drejtuesve napolitanë ka qenë pikërisht mundësia e transferimit të 27-vjeçarit.
Drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij. Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës.
Pritet të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodh.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




