“Ndjesi e shkëlqyer”, Trump përgëzon Infantinon. Kreu i FIFA-s: Arkëtime rekord

“Botërori për Klube, ky turne, është kompeticioni më i suksesshëm në botë. Epoka e artë për klubet sapo ka nisur”. Me këto fjalë e nisi Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, deklaratën e tij pas finales:
“Kishim dëgjuar që financiarisht nuk do të funksiononte, që askush nuk do të ishte i interesuar, por mund t’iu them se kemi gjeneruar afro 2.1 miliardë dollarë në hyrje për 63 ndeshje, kjo do të thotë se kemi arkëtuar mesatarisht 33 milionë euro për ndeshje. Asnjë turne tjetër për klube nuk na afrohet.
Ky është që tani kompeticioni më i suksesshëm në botë. Të gjithë skuadrat që erdhën këtu janë të lumtura, madje disa skuadra që nuk arritën të kualifikoheshin na telefonuan se si mund të ishin bërë pjesë.
Sigurisht do të doja që këtu të ishin edhe ekipe si Liverpool, Arsenal, Man.United, Barcelona, Tottenham, Milan e Napoli, por ka kritere për t’u kualifikuar”, u shpreh Infantino.
Nuk mund të mungonte edhe protagonizmi i presidentit Trump në këtë finale: “Kur erdhën këtu, po fluturonim mbi stadium. Ishte shumë mbresëlënëse, mund të shihje radhët e njerëzve që përpiqeshin të hynin në stadium, një ndjesi e shkëlqyer. Mendoj se miku im, Gianni Infantino ka bërë një punë të shkëlqyer”, theksoi Trump.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

