Në Argjentinë zbulojnë planin e Scalonit, lë kombëtaren dhe kalon në Itali

29 Nëntor 2023, 21:33 / SPORT ALFA PRESS

Në Argjentinë zbulojnë planin e Scalonit, lë kombëtaren

Argjentina i ka nisur në mënyrën e duhur kualifikueset për Kupën e Botës së vitit 2026 dhe me paraqitjet në fushë po respekton statusin e saj si kampione e Botës në fuqi. Albicelestët triumfuan së fundmi edhe ndaj rivalëve të përjetshëm të Brazilit dhe gjithçka dukej se po shkonte në rregull brenda kombëtares amerikano-latine.

Mirëpo, pas ndeshjes me Selecaon, trajneri Lionel Scaloni lëshoi sinjale lamtumire nga Argjentina. Sinjale që sipas shtypit argjentinas janë të vërteta, me Scalonin që pritet ta udhëheqë Messin me shokë deri në Kupën e Amerikës vitin e ardhshëm dhe më pas do të prezantojë dorëheqjen nga stoli i kombëtares duke vendosur të mos jetë në Botërorin pasardhës.

Gjithnjë sipas shtypit argjentinas, 45-vjeçari synon të nisë një aventurë në Europë dhe Lazio është e interesuar për shërbimet e Scalonit. Megjithatë, deri në verën e ardhshme ka kohë dhe trajneri do të shqyrtojë të gjitha alternativat për të marrë më pas vendimin e duhur për karrierën e tij.

 

Po ndodh...