Ngjan me simbolin nazist, ‘Adidas’ heq numrin 44 nga fanelat e Gjermanisë

2 Prill 2024, 17:41 / SPORT ALFA PRESS

Ngjan me simbolin nazist, ‘Adidas’ heq numrin 44 nga fanelat e
Kompania Adidas ka vendosur të ndalojë shitjen online të fanellave të Gjermanisë me numrin 44. Shkak është bërë dizajni i numrit, me 4-ën që ngjan shumë me shkronjën S dhe 44 po interpretohet edhe si një “SS”, simbol i organizatës paramilitare të Partisë së Hitlerit.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja gjermane Bild, që ka arritur të shkëpusë edhe një deklaratë të zëdhënësit të markës Adidas, Oliver Bruggen, i cili ka sqaruar se ngjashmëria nuk ka qenë aspak tendencioze.

“Kemi hequr nga shitja fanellën me numrin 44 të Gjermanisë. Mund t’u them se dizajni është përgatitur nga vetë federata gjermane dhe ngjashmëria ka qenë rastësore, jo tendencioze”,u shpreh zëdhënësi i kompanisë Adidas.

Nga ana tjetër Federata Gjermane e Futbollit bëri me dije se po punohet me kompaninë përkatëse për të përgatitur një tjetër dizajn për numrin 4, në mënyrë që të mos krijohet ideja e ngjashmërisë me shkronjën S.

Deri atëherë, fanella me numrin 44 nuk do të mund të porositet më në faqen e shitjeve online të Adidasit, për të shmangur keqkuptimet me simbolin nazist.

Ngjan me simbolin nazist, ‘Adidas’ heq numrin 44 nga fanelat e

 

ide