Superliga/ Java e 30-të premton spektakël, supersfida luhen në kryeqytet dhe Durrës

2 Prill 2024, 16:51 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Java e 30-të premton spektakël, supersfida luhen në
Ditën e nesërme 6 prej ekipeve të Superiores do të zbresin në fushën e lojës, për të bërëë mes tyre llogaritë për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë dhe për sfidën e prapambetur të javës së 27-të.

Por pavarësisht kësaj është bërë e ditur edhe axhenda e javës së 30-të të kampionatit.

Kjo javë do të luhet në dy ditë, të dielë dhe të hënë. Ekipet do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët që do të jenë shumë të rëndësishme për objektivat e tyre.

Kështu gjithçka do të startojë me sfidën në “Kukës Arena” ku Kukësi dhe Dinamo do të përplasin “brirët”. Kjo përballje do të luhet ditën e dielë në orën 15:00.

Në të njëjtën ditë do të luhen edhe dy sfida të tjera. Paralelisht në orën 18:00 do të luhet në kryeqytet dhe Durrës. Partizani do të presë Vllazninë. Një supersfidë direkte për vendin e dytë në kampionat.  Ndërkohë në “Niko Dovana” do të duelojnë mes tyre Teuta dhe Laçi.

Të hënën do të luhen dy ndeshjet e tjera të kësaj jave. Në orën 15:00 në “Egnatia Arena” do të vihen përballë Erzeni dhe Egnatia.

Sfida e fundit do të luhet në orën 18:00, ku Skënderbeu do të presë në Korçë skuadrën e Tiranës. Një duel direkt mes dy ekipeve për “Final – Four”.

JAVA 30

Kukësi-Dinamo City                             07.04.2024       15:00

Partizani-Vllaznia                                 07.04.2024        18:00

Teuta-Laçi                                             07.04.2024        18:00

Erzeni-Egnatia                                      08.04.2024        15:00

Skënderbeu-Tirana                                08.04.2024        18:00

 

Po ndodh...