Polonia barazon me Çekinë, Shqipërisë i mjafton një pikë me Ishujt Faroe për vendin e parë

17 Nëntor 2023, 23:12 / SPORT ALFA PRESS

Polonia barazon me Çekinë, Shqipërisë i mjafton një

Shqipërisë do t’i mjaftojë vetëm një pikë me Ishujt Faroe për të siguruar vendin e parë në Grupin E kualifikues të Euro 2024. “Dhurata” vjen nga Varshava, ku Polonia barazoi 1-1 me Çekinë, rezultat që i mban ndjekësit më të afërt të Shqipërisë dy pikë larg.

Kjo do të thotë se edhe nëse Çekia e fiton ndeshjen e fundit me Molavinë dhe Shqipëria merr një pikë me Ishujt Faroe, vendi i parë u mbetet kuqezinjve.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në kryeqytetin polak, të parët shënuan vendësit me Potrowskin në minutën e 38-të.

Kundërpërgjigjja e çekëve erdhi sapo nisi pjesa e dytë me Soucek, që nuk fali i vetëm brenda zonës.

Po ndodh...

ide