“Ramadani dëshiron të ndërrojë ajër”, Leçe i vendos çmimin mesfushorit të Kombëtares për sheikët

6 Gusht 2025, 22:44 / SPORT ALFA PRESS

“Ramadani dëshiron të ndërrojë ajër”,
Ylber Ramadani po bëhet gati të largohet nga Leçe. Për këtë insistojë mediat pranë klubit të Serisë A, të cilat bëjnë të ditur se futbollisti po tundohet nga ofertat e sheikëve pasi disa klube arabe janë në kontakt me të.

Drejtori i portalit “PianetaLecce”, Françesko Romano, ka insistuar se ka zëra konkret për largimin e  mesfushorit. “Ramadani ka shfaqur interes që të ndërrojë ajër”, tha ai në një emision kushtuar klubit verdhekuq, teka portali i tij më pas ka shpjeguar se si është situata.

Sipas të njëjtave burime, futbollisti shqiptar është në kontakt të vazhdueshëm me klubet arabe, të cilat i kanë bërë oferta të rëndësishme ekonomike. Por ndërkohë, është Leçe që duhet të vendosë dhe ajo i ka caktuar një shifër të lartë kartonit të tij. Leçe kërkon rreth 10 milionë euro, duke shpresuar që të marrë maksimumin nga sheikët e klubeve arabe të cilët zakonisht nuk kursehen në merkato për lojtarët që piketojnë.

 

Po ndodh...

ide